KIEV – Zelensky: Me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës një herë e përgjithmonë

KIEV, 5 mars /ATSH-ANSA/ – Ne mbështetemi në unitetin e Evropës rreth Ukrainës dhe po punojmë për këtë. Ne të gjithë duam një të ardhme të sigurt për njerëzit tanë, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X, duke raportuar për bisedën e tij telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
”Nuk na duhet një armëpushim i përkohshëm, por një përfundim i luftës njëherë e përgjithmonë. Me përpjekjet tona të koordinuara dhe udhëheqjen e SHBA-së, kjo është plotësisht e arritshme”, shkroi Zelensky.
“Ne do të kujtojmë gjithmonë kontributin e Gjermanisë në forcimin e mburojës ajrore të Ukrainës dhe, më e rëndësishmja, mbrojtjen e mijëra jetëve”, theksoi ai.
”Ne shohim mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin tonë në këtë fushë dhe do të vazhdojmë të punojmë në të. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, i tha Zelensky Scholzit. /os/