E Martë, 3 Nëntor 2026

KIEV- Yermak: Së shpejti takim zyrtar Ukrainë -SHBA

KIEV, 5 mars /ATSH-ANSA/ – Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord të zhvillojnë diskutime të reja mbi perspektivat e paqes.

Shefi i Shtabit të Ukrainës Andriy Yermak, e bëri njoftimin pas një telefonate me këshilltarin amerikan për sigurinë kombëtare, Michael Waltz.

“Ne gjithashtu shkëmbyem pikëpamjet për çështjet e sigurisë dhe përafrimin e pozicioneve brenda kornizës së marrëdhënieve dypalëshe midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara” dhe planifikuam një takim të ekipeve tona në të ardhmen e afërt për të vazhduar këtë punë të rëndësishme,” shtoi Yermak në X.

Yermak shpjegoi se ‘’kemi diskutuar hapat e ardhshëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme’’.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›