KIEV – Zelensky: Na ndihmoni të mbrohemi, rrëzuam 72 drone nga 76 të lëshuar

KIEV, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Gjatë natës, forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar 72 nga 76 dronë kamikaze Shahed të prodhuar nga Irani të lëshuar nga rusët.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pak më parë në një mesazh në Telegram, këmbënguli se ”vendi i tij duhet të forcojë mbrojtjen e tij ajrore”.
“Ne kemi nevojë për më shumë mundësi për të forcuar mburojën ajrore, kundërajrore dhe mbrojtjen me rreze të gjatë për të vazhduar të mbrojmë jetën dhe njerëzit tanë të cilët në rajonet e Kievit, Cherkasy, Zhytomyr, Vinnytsia, Odessa, Sumy, Dnipropetrovsk, Poltava, Kherson, Kharkiv dhe Donetsk mbrojtën ukrainasit gjatë gjithë natës”, theksoi ai. /os/