FOKUS – Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë më shumë se 100 robër lufte

KIEV/MOSKE – 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Rusia dhe Ukraina zhvilluan një shkëmbim të madh të burgosurish, me të dyja palët që shkëmbyen analogisht më shumë se 100 ushtarë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 103 nga ushtarakët e saj ishin në Bjellorusi për të marrë “ndihmën e nevojshme psikologjike dhe mjekësore përpara se të ktheheshin në shtëpi”.
Moska falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërmjetësimin në këtë rast.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në Telegram se 82 ushtarë dhe 21 oficerë ishin liruar nga Rusia, duke përfshirë anëtarë të ushtrisë së vendit, roje kufitare dhe oficerë policie.
Sipas Zelensky, shumë nga të burgosurit rusë ishin kapur gjatë ofensivës së befasishme ndërkufitare të Ukrainës në Kursk.
Shkëmbimi i fundit erdhi një ditë pasi Zelensky njoftoi një shkëmbim të mëtejshëm që përfshin 49 ukrainas.
Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer robër lufte në më shumë se 50 raste që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkurt 2022. /os/