KIEV – Zelensky: Rusia goditi Ukrainën me 2100 sulme ajrore brenda një jave

KIEV, 9 mars /ATSH-DPA/- Rusia ka kryermë shumë se 2 100 sulme ajrore në Ukrainë gjatë javës së kaluar, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në një postim në media sociale, Zelensky raportoi se forcat ruse kishin vendosur 1200 bomba ajrore të drejtuara, gati 870 drone sulmuese dhe më shumë se 80 raketa të llojeve të ndryshme.
Ai gjithashtu theksoi se shumë armë ruse mbështeten në komponentë të prodhuar nga jashtë.
“Çdo dron “Shahed” dhe bombë ajrore që përdor Rusia përmban komponentë të furnizuar për të anashkaluar sanksionet. Këto armë përfshijnë më shumë se 82,000 komponentë të huaj”, shkroi Zelensky, duke u kërkuar aleatëve të shtrëngonin dhe zbatonin kufizimet ekzistuese tregtare.
“Ndërsa numri i përgjithshëm i sulmeve shënoi një rënie javën e kaluar, numri i sulmeve me raketa u katërfishua”, sipas Zelensky. //a.i/