E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Ukraina kontrollon 74 lokalitete ruse në Kursk

KIEV, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se forcat e vendit të tij kishin kapur dhjetëra vendndodhje ruse në rajonin jugor të Kurskut, një javë pas fillimit të ofensivës së saj të papritur ndërkufitare.

”Ukraina kontrollon 74 komunitete”, tha Zelensky në platformën e mediave sociale X.

Shifra është shumë më e lartë se sa reklamohet nga autoritetet ruse.

Projekti ukrainas i hartës ”DeepState” vlerëson se 44 vendbanime janë konfiskuar, ndërsa media e pavarur ruse e vlerëson shifrën në rreth 30.

Zelensky tha se ai ”informohej vazhdimisht për situatën nga komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi”.

“Megjithë betejat e vështira dhe intensive, forcat tona vazhdojnë të përparojnë në rajonin e Kurskut”, shtoi Zelensky, duke vënë në dukje se gjithnjë e më shumë ushtarë rusë po kapen për t’i përdorur ata për shkëmbimin e ardhshëm të të burgosurve me Rusinë.

“Unë u jam mirënjohës luftëtarëve tanë për shërbimin e tyre heroik”, tha Zelensky.

Kievi tha më parë se civilët nuk duhet të dëmtohen në ofensivën e tij, e cila filloi të martën e kaluar.

”Hapat e ardhshëm janë duke u përgatitur”, tha presidenti, pa dhënë detaje.

”Qëllimi i ofensivës”, shtoi ai, ”është të arrihet një paqe e drejtë sa më shpejt të jetë e mundur”./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›