SHBA – Biden: Armëpushimi në Gaza mund ta pengojë Iranin të sulmojë Izraelin

NJU ORLINS (SHBA), 13 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi sot se ”një marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës mund të largojë Iranin nga kryerja e kërcënimeve për sulm kundër Izraelit”.
“Kjo është ajo që unë besoj”, tha Biden, i pyetur nga gazetarët gjatë një udhëtimi në Nju Orlins.
“Nuk po e braktis objektivin e armëpushimit edhe pse negociatat po bëhen të vështira”, theksoi Biden.
”Do të shohim se çfarë do të bëjë Irani. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi presidenti Biden./ a.jor.