E Enjte, 5 Nëntor 2026

FUTBOLL – Babai i yllit të futbollit spanjoll, Yamal, goditet me thikë në një parking

BARCELONË, 15 gusht /ATSH/ – Babai i yllit të futbollit spanjoll, 17-vjeçarit Lamine Yamal thuhet se është goditur me thikë disa herë në një parking, sipas BBC.

Sipas raportimeve në median spanjolle, Mounir Nasraoui u sulmua në qytetin bregdetar të Mataros, në veri të Barcelonës, dje në mbrëmje nga një grup njerëzish, me të cilët kishte folur më herët gjatë ditës.

Policia katalanase ka konfirmuar se tre persona u arrestuan dje dhe një i dyshuar i katërt u arrestua sot në mëngjes.

Nasraoui u dërgua në spitalin e Barcelonës në një gjendje të rëndë, por tani thuhet se është mirë.

Sulmi i raportuar ndodhi pranë lagjes ”Rocafonda”, ku u rrit Yamal.

”Më herët gjatë ditës, Nasraoui thuhet të ketë pasur një debat me një grup njerëzish që kishte hasur teksa ecte me qenin e tij”, raportoi gazeta spanjolle ”El Pais”.

Nuk dihet motivi i goditjes me thikë.

Një raport në faqen sportive ”Relevo” tha se Nasraoui do të qëndronte në spital për dy ose tre ditë nën vëzhgim./ a.jor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›