KIEV – Zelensky anulon udhëtimet jashtë vendit pas përkeqësimit të situatës në Kharkiv

KIEV, 15 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka anuluar të gjitha udhëtimet jashtë vendit në ditët në vijim për shkak të ofensivës së avancuar të Rusisë në rajonin e Kharkiv, deklaroi zëdhënësi i tij Serhiy Nykyforov.
Zelensky kishte në plan të vizitonte Spanjën dhe Portugalinë këtë javë.
Javën e kaluar, Rusia filloi një sulm tokësor dhe ajror në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës në verilindje dhe rajonet përreth.
Në atë që analistët e përshkruajnë si një nga momentet më të rrezikshme të luftës për Kievin, forcat e Moskës kanë arritur të kapin disa fshatra ndërsa kanë vazhduar të bombardojnë Kharkivin me raketa.
Shqetësimet po rriten se Rusia po përdor valën e sulmeve ndaj qytetit për të hedhur bazat për pushtimin e Kharkivit.
Udhëheqja ushtarake e Kievit, duke luftuar me mungesën e armëve, municioneve dhe ushtarëve, deklaroi se trupat do të tërhiqen nga disa pozicione në Kharkiv./ /os/