SHBA – Trump pranon ftesën e Biden për dy debate televizive

UASHINGTON, 15 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Joe Biden i propozon ish- paraardhësit të tij Donald Trump përballjen në dy debate televizive, përkatësisht një në muajin qershor dhe një në nëntor.
Propozimi i presidentit, raporton ”Washington Post”, përfshin negociata të drejtpërdrejta midis fushatave të Bidenit dhe Trump për përcaktimin e rregullave, moderatorëve dhe rrjetit që do të presë krahasimet, duke anashkaluar kështu Komisionin e debatet presidenciale.
Ish-presidentit Trump, Biden i propozon edhe një debat mes kandidatëve për nënpresidentët, një pas konventës republikane dhe një para asaj demokratike.
Nga ana e tij ish presidenti Trump ka pranuar sfidën e presidentit Joe Biden për të zhvilluar dy debate para zgjedhjeve.
”Jam gati dhe i disponueshëm”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social, Truth.
”Të bëhemi gati për luftë!!!”, ka shtuar ai./ /os/