KIEV – Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës

KIEV, 13 janar /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha dje në mbrëmje se sherbimet sekrete sugjerojnë që Rusia po përgatit një tjetër sulm të madh ndaj Ukrainës.
Zelensky tha se sulmi, i cili mund të ndodhë në ditët e ardhshme, mund të përfshijë dronë që mund të shkatërrojnë mbrojtjen ajrore dhe raketat, duke i nxitur ukrainasit t’i kushtojnë vëmendje sirenave të sulmit ajror.
“Rusia kërkon të përfitojë nga moti i ftohtë”, tha Zelensky.
Në shumë rajone të Ukrainës, temperaturat aktualisht po bien në shifra dyshifrore nën zero gradë Celsius gjatë natës.
Zelensky paralajmëroi të enjten, për një sulm të madh gjatë natës nga forcat ruse.
Disa orë më vonë, ushtria ruse nisi një sulm të ashpër në rajonin perëndimor ukrainas të Lvivit, ku sipas raporteve është përdorur raketa e re “Oreshnik” me rreze të mesme veprimi.
Në kryeqytet, Kiev, sulmi shkaktoi ndërprerje të energjisë, ujit dhe ngrohjes.
Rusia ka zhvilluar një luftë shkatërruese kundër Ukrainës për gati katër vjet.
Sipas Zelensky, ka patur progres në bisedimet me përfaqësuesit amerikanë.
Në fjalimin e tij në mbrëmje, Zelensky foli gjithashtu për progresin në shkëmbimin midis ekipit negociator ukrainas dhe përfaqësuesve amerikanë.
Ai tha se shumica e dokumenteve ishin gati për t’u nënshkruar, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Zelensky tha se priste që formati i Davosit të ishte shumë i suksesshëm në aspektin e marrëdhënieve me partnerët e Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas sulmeve ruse.
Forumi Ekonomik Botëror tradicionalisht zhvillohet në vendpushimin zviceran të Davosit në fillim të vitit.
Politikanët e kanë përdorur forumin për diskutime joformale për shumë vite. //a.i/