KIEV – Zelensky synon rifillmin e bisedimeve me Rusinë

KIEV, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shpreson të avancojë përpjekjet për ringjalljen e negociatave me Rusinë gjatë vizitës që do të zhvillojë nesër në Turqi.
“Po përgatitemi të rifillojmë negociatat dhe kemi hartuar zgjidhje që do t’ua propozojmë partnerëve tanë”, shkroi Zelensky në X, pa dhënë detaje të tjera.
“Sjellja e fundit të luftës sa më afër që të jetë e mundur është prioriteti kryesor i Ukrainës”, theksoi ai.
Zelensky nuk specifikoi nëse i referohej bisedimeve të drejtpërdrejta me Moskën.
Ai tha se Kievi po punon gjithashtu për rifillimin e shkëmbimit të të burgosurve..
Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, tha më pare se ishte diskutuar një marrëveshje për shkëmbimin e 1 200 të burgosurve nga secila palë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia nuk po merr pjesë në asnjë bisedim në Turqi.
Ai tha se Moska do të vlerësojë propozimet e presidentit Zelensky për të parë nëse Ukraina është vërtet e gatshme për negociata.
Turqia ka vepruar shpesh si ndërmjetëse dhe vend pritës për diskutime gjatë më shumë se tre viteve e gjysmë të luftës në Ukrainë./ /Ad.Ab./