E Martë, 3 Nëntor 2026

KIEV- Zelensky: Keqardhje për debatin me Trump, le t’i rregullojmë gjërat për mirë

KIEV, 4 mars /ATSH/ –  Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i shkroi një mesazh të drejtpërdrejtë presidentit Trump pasi Shtetet e Bashkuara pezulluan ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke i thënë se ‘’është koha për ta rregulluar gjërat”, shkruan nypost.com.

Presidenti ukrainas kishte mbërritur në Uashington të premten duke pritur të nënshkruante një marrëveshje për mineralet me Shtetet e Bashkuara, por u largua nga Shtëpia e Bardhë pa asnjë marrëveshje pasi takimi i tij në Zyrën Ovale me Trump dhe Zëvendës Presidentin J.D. Vance u shndërrua në një debat të ashpër.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur keqardhje për shkëmbimin e tij të nxehtë me Donald Trump në Zyrën Ovale.

“Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten nuk shkoi siç duhej”, shkroi ai në një postim në X.

“Është për të ardhur keq që ndodhi në këtë mënyrë. Është koha për të rregulluar gjërat”, shtoi ai.

”Jemi gati të punojmë shpejt për t’i dhënë fund luftës dhe fazat e para mund të jenë lirimi i të burgosurve dhe një armëpushim, shkroi në X presidenti ukrainas Zelensky.

‘’Ne si Ukrainë duam të ecim shumë shpejt nëpër të gjithë hapat e ardhshëm dhe të punojmë me Shtetet e Bashkuara për të rënë dakord për një marrëveshje përfundimtare solide”, shtoi ai.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›