E Martë, 3 Nëntor 2026

Zelensky: Të gatshëm për një armëpushim të menjëhershëm në qiell dhe në det

KIEV, 4 mars /ATSH-ANSA/ –  Jemi gati të punojmë shpejt për t’i dhënë fund luftës dhe fazat e para mund të jenë lirimi i të burgosurve dhe një armëpushim, shkroi në X presidenti ukrainas Zelensky.

‘’Amëpushimi duhet të nisë nga ajëri …një ndalim i lëshimit të raketave, dronëve me rreze të gjatë, bombardimi i rrjeteve të energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile por kjo duhet të bëhet edhe nga Rusia nëse ajo e do paqen’’, shtoi ai.

‘’Ne si Ukrainë duam të ecim shumë shpejt nëpër të gjithë hapat e ardhshëm dhe të punojmë me Shtetet e Bashkuara për të rënë dakord për një marrëveshje përfundimtare solide”, shtoi ai.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›