E Enjte, 5 Nëntor 2026

KINEMA – Arrestohet asistenti personal dhe dy mjekë për vdekjen e Matthew Perry

LOS ANXHELES, 15 gusht /ATSH-ANSA/ – Asistenti personal i aktorit të ndjerë, Matthew Perry, dy mjekë dhe disa persona të tjerë janë arrestuar dhe akuzuar për furnizimin me ketaminë, që shkaktoi vdekjen e yllit të “Friends” në tetor.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatën federale në Kaliforni, prokurorët thanë se asistenti i aktorit dhe një i njohur punuan me dy mjekë dhe një shitës droge për të blerë ketaminë në vlerë prej mijëra dollarësh për yllin e Hollivudit, i cili kishte një histori të abuzimit me drogën.

Agjencitë e shumta të zbatimit të ligjit ekzekutuan urdhra kërkimi dhe sekuestruan kompjuterë, telefona dhe pajisje të tjera elektronike për të përcaktuar se kush e furnizoi Perry me anestezinë që e ra pa ndjenja tetorin e kaluar dhe e mbyti në vaskën e tij të nxehtë në ”Pacific Palisades”, në Los Anxheles.

Aktori Matthew Perry, i cili u bë i famshëm në këtë serial, u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij në Los Anxheles, në fund të tetorit të vitit të kaluar.

Burimet, të cilat folën në kushte anonimiteti për shkak se hetimet ishin në vazhdim, thanë atëherë se ”në trupin e tij nuk kishte asnjë shenja dhune”.

Që nga ajo kohë detektivët nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelesit po hetojnë vdekjen./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›