KINEMA – Depardieu sërish përpara gjykatës për një përdhunim të dyshuar në vitin 2018

PARIS, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu do të dalë sërish në gjyq për një përdhunim të dyshuar në vitin 2018, pas një vendimi nga një gjyqtar hetues.
Depardieu, 76 vjeç, përballet me deri në 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, e cila është 29 vjeçe.
Arnoul ngriti akuza kundër aktorit Depardieu disa ditë pas sulmit të dyshuar.
Ajo shprehu sot lehtësim për vendimin në një postim në Instagram.
“Shtatë vjet më vonë, shtatë vjet tmerr dhe ferr… Mendoj se po kam vështirësi të kuptoj se sa e madhe është kjo. Jam e lehtësuar”, tha ajo.
Depardieu i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka këmbëngulur se marrëdhënia e tij me Arnould ishte konsensuale.
Ai u dënua me kusht në maj për sulm seksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve në vitin 2021.
Ai ka paraqitur një ankesë kundër vendimit./ /Ad.Ab./