E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Lajmet për shëndetin tim të rreme

UASHINGTON, 2 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump hodhi poshtë sot thashethemet për shëndetin e tij.

Ato po qarkullojnë prej disa ditësh në rrjetet sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trump i cilësoi ato si “lajme të rreme” gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë nuk i kam parë ato”, tha presidenti amerikan kur një gazetar e pyeti për thashethemet që po qarkullojnë në platformat X dhe Bluesky, sipas të cilave shëndeti i liderit 79-vjeçar ishte përkeqësuar, pasi nuk ishte paraqitur para mediave për disa ditë.

“Këto janë lajme të rreme”, shtoi ai./  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›