E Diel, 1 Nëntor 2026

KINEMA – Rekord global për “Il Diavolo Veste Prada 2”: mbi 114 milionë dollarë në pak ditë

LOS ANXHELES, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Fluturon në arkëtime “Il Diavolo Veste Prada 2”, vazhdimi i filmit kult të vitit 2006, i drejtuar sërish nga David Frankel, Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci.

Në kinema që nga 29 prilli, në tre ditë filmi – sipas të dhënave të Cinetel – ka arkëtuar 8.247.507 euro me mbi 1 milion spektatorë.

Vetëm në ditën e 1 majit ka mbledhur 3.146.159 euro (me 379.474 spektatorë).

Filmi i 20th Century Studios/Disney ka arkëtuar tashmë 114,6 milionë dollarë në nivel global, deri dje: nga këto – sipas Deadline – 82,1 milionë dollarë në tregjet ndërkombëtare në 51 vende, ndërsa në Amerikën e Veriut, deri dje, ka grumbulluar 32,5 milionë dollarë, pa përfshirë shfaqjet paraprake.

“Il Diavolo Veste Prada 2” renditet në vendin e parë në pothuajse të gjitha tregjet globale.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›