KINEMA – Vdes aktori i njohur amerikan, Val Kilmer

LOS ANXHELES, 2 prill /ATSH-ANSA/ – Aktori amerikan Val Kilmer vdiq në moshën 65-vjeçare, njoftoi familja e tij, e cituar nga ”New York Times”.
Kilmer, i cili luajti Jim Morrisonin dhe Batmanin, vdiq në Los Anxheles.
”Ai vdiq nga komplikacionet e një pneumonie të rëndë”, tha vajza e tij, Mercedes.
Në vitin 2014 ai u diagnostikua me kancer në fyt në 2014 nga i cili arriti të shërohej.
Ai filloi karrierën e tij si aktor i skenës dhe më pas u bë i njohur në mesin e viteve 1980 falë disa filmave komedi si ”Top Secret!” (1984), ”Genious School” (1985) dhe pjesëmarrja në filma aksion në role kryesore si ”Top Gun” dhe ”Willow”.
Ndër interpretimet e tij të shumta, ne kujtojmë veçanërisht atë të Jim Morrison në “The Doors” të Oliver Stone (1991), atë të Iceman në “Top Gun” të Tony Scott (1986) dhe atë të Bruce Wayne në “Batman Forever” të Joel Schumacher (1995)./ a.jor.