E Martë, 3 Nëntor 2026

KUETO – Ekuadori i kërkon SHBA-së mbështetje ushtarake kundër narkotrafikantëve

KUETO, 2 prill /ATSH-ANSA/ – Ekuadori i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara mbështetje ushtarake në luftën kundër trafikut të drogës, njoftoi presidenti, Daniel Noboa, duke raportuar një takim privat “pozitiv” me homologun e tij amerikan, Donald Trump, i cili u zhvillua gjatë fundjavës në Florida.

“Ekuadori është gjithashtu i hapur ndaj bazave ndërkombëtare. SHBA do të na ndihmojnë të patrullojmë jo vetëm trafikun e drogës, por edhe problemet e peshkimit të paligjshëm që na prekin kaq shumë”, tha kreu i shtetit në një intervistë për “Radio Sucesos”.

Noboa, i cili është rizgjedhur në balotazhin e 13 prillit, së fundmi propozoi që Kongresi të hiqte nga Kushtetuta një ndalim për bazat ushtarake të huaja, siç ishte ai që Uashingtoni kishte deri në vitin 2009 në portin e Mantës për fluturimet kundër drogës.

Udhëheqësi konservator i Amerikës së Jugut njoftoi gjithashtu një aleancë me Erik Prince, themeluesin e firmës amerikane të sigurisë “Blackwater”.

“Një grup prej tyre do të mbërrijë në Ekuador në ditët në vijim”, konfirmoi ministri i Mbrojtjes, Gian Carlo Loffredo, pa dhënë detaje./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›