KKRT sulmon sërish “Channel one”

Këshilli Kombëtar i Radio-Televizioneve ka urdhëruar sërisht mbylljen e sinjalit analog të “Channel One” ose siç njihet ende nga KKRT Tele 1. Urdhëri i firmosur nga kryetarja Endira Bushati kërkon në mënyrë taksative nga “Channel One” që të ndërpresë emetimin në kanalin 68 UHF, sipas saj për të zbatuar vendimin e datës 25.02.2011 ku ky institucion i ka hequr licencën këtij televizioni. Në fakt vendimi i marrë në 25 shkurt i ka hequr me vendim paraprak liçencën televizionit “Channel One” por në një mbledhje të datës 15.03.2011 ka saktësuar se për të ankuar këtë vendim, subjekti mund ti drejtohej Gjykatës.
Ndërkohë që për shkak se nuk ka pasur votat e duhura, KKRT nuk ka mundur të miratojë me vendim të formës së prerë heqjen e liçencës. “Channel One” duke respektuar vendimin e KKRT-së ndërpreu transmetimet në analog duke bijuar me sinjal satelitor në platformën Dixhitalb dhe iu drejtua zyrtarisht Gjykatës ku kërkohet rrëzimi i vendimit të KKRT-së. Por pamvarësisht ndjekes së rrugës ligjore nga ana e “Channel One”, KKRT ka vendosur të mos presë shprehjen e Gjykatës për këtë ceshtje dhe ka dërguar urdhërin për ndërprerjen e transmetimeve të rifilluara pas dërgimit të çeshtjes në Gjykatë. Bashkë me urdhërin në fjalë ka ardhur edhe kërcënimi se në rast mosndërprerje të transmetimit, gjoba fillon nga 4 milionë leke.
Megjithatë edhe në këtë rast, “Channel One” ka vendosur të zbatojë vendimin e këtij institucioni dhe do të kërkojë të drejtën në vendimin e Gjykatës e cila pritet të shprehet së shpejti.