DR: Takimi i liderëve jolegjitim për shqiptarët

Demokracia e Re vlerëson se marrëveshja e cila do të arrihet në takimin e liderëve nuk do të jetë legjitime, sepse në të nuk merr pjesë opozita shqiptare.
“Ne jemi të vetëdijshëm se Demokracia e Re i pengon Ivanovit dhe Gruevskit, por nuk mund të paramendojmë si mundet BDI-ja të jetë pjesë e kësaj përbërjeje pa prezencën e opozitës shqiptare. Nga takimet e kaluara të liderëve, e dijmë se iu pengon ajo që lideri i DR-së, Imer Selmani kërkoi të stopohet projekti “Shkupi 2014” theksoi zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha. Sipas tij, është shumë më lehtë për Ivanovin dhe Gruevskin të jenë në shoqëri me Ahmetin, sepse “ai nuk ka kërkesa të vërteta për shqiptarët”.