KKT i hap rrugë ndërtimit të “Pazarit të Kavajës”, vepër e arkitektes franceze Manuelle Gautrand

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i ka hapur rrugë ndërtimit të projektit të “Pazarit të Kavajës”, një objekt modern në qendër të qytetit, i cili synon të sjellë një koncept të ri arkitekturor në hapësirën urbane.
Kështu deklaroi drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla i cili përcolli pamje nga projekti i hartuar nga arkitektja e njohur franceze, Manuelle Gautrand.
Sipas Ballës, objekti modern në qendër të qytetit të Kavajës synon të sjellë një koncept të ri arkitekturor në hapësirën urbane.
Projekti parashikon një sipërfaqe trualli prej 3,130 m² dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 1,405 m². Objekti do të ketë një kat dhe një lartësi maksimale prej 18.95 metrash.
Elementi dallues i projektit është struktura e çatisë, e cila formohet nga dy çati të harkuara, të lidhura përmes një kreshtë asimetrike, duke krijuar një siluetë të veçantë dhe karakteristike.
Projekti i ri i Pazarit të Kavajës përfaqëson një ndërhyrje të rëndësishme në qendrën e qytetit, me një koncept bashkëkohor arkitekturor të realizuar nga një prej arkitekteve franceze.
1 nga 4/m.m/j.p/