E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD 29 emra kandidatesh per 5 vende te lira

TIRANE-Gare e ethshme per pese vendet vakante ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Jane plot 29 kandidate qe konkurrojne per te pasur nje vend ne tempullin e drejtesise dhe duket se gara do te jete mjaft e forte. Kjo per faktin se ne mes te gjyqtareve bien ne sy emra te njohur ne radhet e sistemit te drejtesise te cilet kane preferuar te ngjiten ne KLD.
GSH ka mundur te siguroje listen e kandidateve te regjistruar prane komisionit te verifikimit te cilet do te votohen nga konferenca gjyqesore qe do te mbahet me 15 nentor 2010.
Ne listen e kandidateve per Keshillin e Larte te Drejtesise jane renditur dhe emrat e tre anetareve te Gjykates se Larte. Ne sy bie emri i Besnik Imerajt gjyqtari qe ishte relator i ceshtjes Gerdeci i cili pushoi akuzat ndaj ish-ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjithashtu Imeraj ka qene pjese e Kolegjit Penal qe shqyrtoi dosjen lsquoDurres-Kukes me te pandehur ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha i akuzuar per abuzime me fondet e aksit lsquoRreshen-Kalimash pjese e se cilesuares si Rruga e Kombit. Medi Bici po anetar i Gjykates se Larte ne kohen kur ushtronte detyren e gjyqtarit prane Gjykates se Apelit mori ne shqyrtim kerkesen e ish-ministrit Lulzim Basha i cili kundershtonte zgjatjen e afateve te hetimit nga prokuroria. Bici e pranoi kete kerkese cka vulosi me pas dhe mbylljen e procesit gjyqesor ne Gjykaten e Larte.
Verifikimi i kandidateve per anetaret ne KLD nese i plotesojne apo jo kriteret ligjore do te behet nga nje komision i cili u ngrit ne mbledhjen e fundit te gjyqtareve. Ky komision kryesohet nga gjyqtarja Majlinda Andrea - tha Ida Vodica keshilltare per mediat prane Gjykates se Larte.

Mes kandidateve qe vijne nga te tria shkallet e gjyqesorit do te zgjidhen dhe anetaret me te rinj te KLD-se.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›