Listat e zgjedhesve Poni Rama spekulon dhe genjen perditesimi i listave behet nga njesite vendore

Reagon perseri Ministria e Brendshme pas deklaratave te kreut te PS Edi Rama Sajon alibi ne prag te zgjedhjeve vendore
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi sot ministrin e Brendshem Lulzim Basha per shkeljen e te gjitha afateve per listat paraprake te zgjedhjeve vendore. Tejkalimi i afatit sipas Rames tregon qarte se eshte duke u pergatitur deformimi i ketyre zgjedhjeve. Por i menjehershem ishte reagimi i Ministrise se Brendshme permes zv/ministrit Ferdinand Poni i cili ritheksoi edhe njehere se sipas ligjit ne fuqi jane Kryetaret e Bashkive dhe Komunave dhe jo Ministria e Brendshme qe hartojne dhe perditesojne listat zgjedhore. Kryetari i Partise Socialiste z. Rama ofroi sot nje spekulim te paster dhe genjeu duke akuzuar pa asnje baze Ministrine e Brendshme ne lidhje me listat zgjedhore per Pushtetin Vendor. Cdo qytetar shqiptar e di fare mire qe sipas ligjit jane Kryetaret e Bashkive dhe Komunave dhe jo Ministria e Brendshme qe hartojne dhe perditesojne listat zgjedhore- u shpreh zv/ministri Poni. Ai theksoi se ne perputhje me Kodin Zgjedhor listat paraprake kane qene te gatshme ne sistemin elektronik te regjistrit kombetar te gjendjes civile qe prej dates 24 shtator 2010. Sipas Nenit 49 te Kodit Zgjedhor Kryetaret e Bashkive dhe Komunave brenda dates 26 Tetor 2010 duhet te shpallnin listat e perditesuara paraprake per cdo qender votimi. Pas ketij perditesimi Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile brenda dates 15 nentor 2010 ben publikimin e listes paraprake te zgjedhesve ne faqen zyrtare te internetit te Ministrise se Brendshme- vuri ne dukje Poni duke shtuar se ne kete sens Ministria e Brendshme nuk ka shkelur asnje nga afatet e parashikuara ne ligj dhe udhezim nderkohe qe pret bashkepunim te plote te Pushtetit Vendor i cili perditeson keto lista. Zv/ministri i Brendshem Ferdinand Poni i beri thirrje kreut te PS-se qe te heqe dore nga tendencat per te sajuar alibi ne prag te zgjedhjeve. Me kete rast i bejme thirrje Z.Rama te heqe dore nga spekulimet e pastra dhe perpjekjeve per te perhapur panik apo per te krijuar alibira sic e ka zakon ne rast zgjedhjesh- deklaroi me tej zv/ministri Poni.