E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD kerkese MD-se per procedimin e disa gjyqtareve

Sipas tij inspektoret gjate kontrolleve te fundit ne dosjen e punes se gjyqtareve kane vene re nje sere shkeljesh.

Per kete arsye ai tha se do ti behet kerkese Ministrise se Drejtesise per marrjen e masave ndaj gjyqtareve. Raportet e kontrollit jane derguar tashme prane Ministrise se Drejtesise ku do te shqyrtohen.

Numri dy i KLD-se sqaroi se jane verifikuar disa ankesa te qytetareve dhe jane verifikuar edhe ceshtjet e 360 gjyqtareve duke premtuar se inspektimet do te vazhdojne me tej ne qytetin e Vlores Durresit dhe Shkodres.

Gjithashtu inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise ka pergatitur 4 raporte per 4 gjykata te rretheve te ndryshme gjyqesore per tia adresuar Ministrit te Drejtesise si i vetmi autoritet qe ligji i njeh te drejten per te nisur nje procedim disiplinor. Inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise konsideron se ne kete faze eshte i rendesishem ruajtja e konfidencialitetit te emrave te gjyqtareve deri ne momentin qe Ministri i Drejtesise te marre nje vendim per inicimin ose jo te procedimeve disiplinore te gjyqtareve kjo per faktin se ata jane gjyqtare ne detyre dhe gjykojne cdo dite ceshtje te ndryshme bene te ditur burime zyrtare nga KLD-ja.

Keshilli i Larte i Drejtesise eshte perfshire ne verifikimin e mijera dosjeve te gjykuara nga 360 gjyqtare te 30 gjykatave te Shkalles se Pare dhe te Apelit ne mbare vendin. /Saimir Lleshi/Start/

2010-11-23 1044

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›