Berisha Presim oferten e opozites ne rruge zyrtare
TIRANE- Kryeministri Berisha thekson se eshte ne pritje te propozimeve konkrete ne rruge institucionale ne lidhje me ceshtjet e ngritura nga opozita. Deklarata eshte bere ne takimin me Zevendessekretaren e Pergjithshme e Keshillit te Europes Maud de Boer Buquichio.
Ne njoftimin per shtyp te Kryministrise theksohet se zoti Berisha ka siguruar zyrtaren e KE se mazhoranca mbetet e hapur per te trajtuar cdo propozim te opozites me seriozitet dhe ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe legjislacionin ne fuqi. Kryeministri gjithashtu vuri ne dukje oferten e mazhorances qe opozita te kete te drejten e hartimit te amendamenteve te Kodit Zgjedhor ne perputhje me rekomandimet nderkombetare me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR.
Ai e njohu zonjen Buquichio me oferten e fundit bere opozites ne lidhje me te drejten e kesaj te fundit per te propozuar kandidate per Avokatin e Popullit.
Zevendessekretarja e Pergjithshme e Keshillit te Europes Maud de Boer Buquichio ka zhvilluar sot nje takime te vecanta edhe me presidentin Bamir Topi. Kryetari i Shtetit shqiptar ka shprehur bindjen se shqiptaret dhe institucionet e shtetit jane maksimalisht te angazhuar dhe do te arrijne ti deshmojne Bashkimit Evropian permbushjen e standardeve te kerkuara dhe vlerat e tyre me te larta qytetare dhe shoqerore. Zyrtarja e larte e KE ka zhvilluar nje takim te vecante edhe me liderin e opozites Edi Rama.
s.g/balkanWeb