E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD kunder projektligjit

Ligji per administraten gjyqesore eshte kundershtuar sot me force nga ana e gjyqtareve dhe disa anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise.

Ky ligj, si dhe ligji per gjykaten administrative eshte diskutuar ne nje takim konsultativ mes gjyqtareve ne rrethe dhe anetareve te KLD-se, mbledhje qe ka nisur ne mesdite dhe qe vazhdon ende edhe ne keto caste.

Gjate diskutimit eshte nenvizuar fakti se tre nene te ligjit per administraten e gjyqesorit, cenojne pavaresine e gjykates.

Sipas gjyqtareve keto nene i japin pushtet ministrit duke lene ne hije kryetaret e gjykatave qe pas ndryshimeve marrin vetem rol vezhgues ne administrimin e gjykates.

Sipas gjyqtareve ndryshimet bejne qe administratat e gjykatave te vihen nen kontrollin e ministrit dhe nuk arrihet te percaktohet bashkerendimi i punes mes kancelarit dhe kryetarit te gjykates.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›