E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marto pritet te zevendesoje Barken

Sot pritet ndryshimi i rradhes ne kabinetin Berisha. Vetem nje dite pas takimit te krereve te partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut mesohet se kryeministri eshte bindur te shkarkoje ministrin e Punes Kosta Barka. Burime nga partia e drejtuar nga Vangjel Dule thane per TV Koha se zoti Berisha pritet qe brenda dites se merkure ti dergoje Presidentit te Republikes vendimin per shkarkimin e ministrit te punes dhe emerimin ne kete post te zotit Andrea Marto. Do te jete Presidenti Topi ai qe brenda 7 diteve duhet te jape pergjigje per te dekretuar ndryshimin. Ajo qe bie ne sy eshte se megjithe lajmet per largimin nga detyra Ministri Barka vazhdon punen. Edhe sot ai ka marre pjese se bashku me kryeministrin ne nje aktivitet kushtuar moshes se trete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›