E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD mase ndeshkimore per 3 gjyqtare

Keshilli propozon ndeshkim per nje gjyqtar te Tiranes nje te Elbasanit dhe nje te Lezhes

Nje gjyqtar i Tiranes nje i Elbasanit dhe nje i Lezhes akuzohen se kane shkelur rende disiplinen ne pune. Emrat dhe propozimet per mase ndeshkimore kane shkuar disa dite me pare ne Drejtorine e Inspektimit ne Ministrine e Drejtesise nga Keshilli i Larte i Drejtesise. Ka ardhur relacion per nje gjyqtare te Elbasanit nje gjyqtar te Tiranes nje gjyqtar te Lezhes. Aktualisht kemi nisur raportet e inspektimit tek gjyqtaret perkates dhe presim objeksionet e tyre - thane burimet zyrtare nga Ministria e Drejtesise te cilat saktesojne se procesi eshte ne verifikim e siper. Raportet e kontrollit te Inspektoratit te KLD-se do te verifikohen me te dhenat e inspektoreve te ministrise dhe ne fund te kesaj faze nese ka parregullsi do te propozohen masa konkrete ndaj ketyre gjyqtareve. Burimet deklarojne se eshte ministri i Drejtesise qe propozon mase ndeshkimore ne mbledhjen e KLD-se. Kontrollet e befta te KLD-se kane gjetur me shkelje tre gjyqtare ndersa parregullsi ka pasur edhe ne administraten e gjykatave. Inspektorati i KLD-se ka perfunduar fazen e verifikimeve ku dhe jane gjetur nje sere problematikash qe jane konsideruar si te dhena te mjaftueshme per ti klasifikuar si shkelje te renda te disiplines ne pune te cilat perbejne shkak per fillimin e procedimit disiplinor. Ne shume raste jane evidentuar te metat procedurale te konstatuara nga inspektorati per efekt te vleresimit te aftesive profesionale dhe etike te gjyqtareve - do te deklaronte KLD-ja duke shtuar se prej disa muajsh jane kryer nje sere inspektimesh ne te gjitha gjykatat e rretheve gjyqesore dhe gjykatave te apeleve. Keshilli eshte ankuar edhe per mungese te kapaciteteve te limituara njerezore pasi ky inspektorat eshte perfshire ne verifikimin e mijera ceshtjeve per 360 gjyqtare te 30 gjykatave te shkalleve te para dhe te apeleve. Gjithashtu po verifikohen qindra ankesa te qytetareve apo subjekteve te ndryshme per ceshtje qe lidhen me aktivitetin e gjyqtareve. Po inspektohet puna e disa kryetareve te gjykatave ne drejtim te menyres se drejtimit te gjykatave dhe organizimit te punes si dhe po kryhen inspektime tematike te percaktuara nga Keshilli i Larte i Drejtesise per respektimin e disiplines etikes transparences solemnitetit afateve procedurale orareve te seancave gjyqesore etj - deklaron KLD-ja duke shtuar se inspektoratet ai i KLD-se dhe ministrise kane realizuar nje inspektim te perbashket per nje kategori te caktuar veprash penale me rrezikshmeri te larte shoqerore apo me pasoja per funksionimin e shtetit te se drejtes si vrasja me paramendim ne rrethana te cilesuara shperdorimi i detyres korrupsioni aktiv apo pasiv i kryer nga funksionaret e larte te administrates shteterore etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›