Qeveria i fal 30 mije kallashe Afganistanit
Qeveria shqiptare vendosi dje ti jape armatim pa shperblim Afganistanit ne kuader te detyrimeve te saj si nje vend anetar i NATO-s. Nisur nga fakti se vendet anetare te NATO-s mes tyre dhe Shqiperia po pergatiten per tu terhequr nga Afganistani kane detyruar qeverine shqiptare qe ne emer te stabilitetit te ketij vendi ti fale 30 mije arme automatike model 7.62 mm. Keshilli i Ministrave i mbledhur dje mori vendimin duke e justifikuar kete me perpjekjet e vendit tone kunder terrorizmit nderkombetar.
Keshilli i Ministrave vendosi dhenien pa shperblim te 30 000 automatikeve 7.62 mm model 56 dhe te 50 000 000 fishekeve 7.62 mm model 56 qeverise afgane per Policine Kombetare Afgane si kontribut i Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise ne kuader te perpjekjeve te koalicionit nderkombetar kunder terrorizmit theksohet ne vendimin e marre dje nga qeveria shqiptare. Po keshtu vendimi ngarkon ministrin e Mbrojtjes per zbatimin e tij. Ne fakt armet shqiptare nuk jane dicka e re per vendin e Lindjes se Mesme i cili po vuan ringritjen e shtetit qe prej me shume se 30 vitesh. Ne vitin 2008 ne Kabul mberriten municione nga Shqiperia te prodhimit kinez te futur ne kartone qe mbanin etiketa te vendeve te Europes Lindore. Afere qe nderlikoi edhe Pentagonin i cili ishte bleresi ne Shqiperi dhe dhuruesi ne Afganistan. Ky vendim vjen pas nje skandali te publikuar ne gazeten prestigjioze amerikane New York Times i cili perfshiu Shqiperine per sa u perket armeve te nisura drejt Afganistanit. Historia nisi ne Afganistan kur nje prej koloneleve afgane zbuloi se armet qe ketij vendi i vinin nga Amerika ishin municione te prodhuara nga Kina ne vitin 1966. Sipas gazetes prestigjioze per sigurimin e ketyre armeve Pentagoni amerikan kishte vendosur nje kontrate me nje firme AEY inc. ne Majami e cila drejtohej vetem nga nje djale 22-vjecar qe quhej Efraim Diveroli. Sipas investigimit te New York Times keto arme Diveroli i kishte siguruar nga vende te ish-bllokut komunist mes tyre edhe Shqiperia. Ato ishin joefektive te vjetra dhe te dekompozuara. Madje per keto arme SHBA-ja dhe NATO-ja kishin shpenzuar miliona dollare per ti eliminuar. Por historia per Shqiperine behet me interesante dhe tragjike njekohesisht sepse municionet luftarake te trasheguara nga epoka komuniste shkaktuan ne Gerdec 26 te vdekur si pasoje e shperthimit ne nje fabrike demontimi. Kjo ngjarje hodhi hije te medha dyshimi mbi qeverine dhe solli si pasoje largimin e ministrit te atehershem te Mbrojtjes i cili ishte pergjegjes per kontratat e lidhura per shitjen e armeve dhe po keshtu beri qe drejtori i MEICO-s Ylli Pinari te burgosej. Por fati u tregua tragjik ne kete histori edhe me Kosta Trebicken nje biznesmen shqiptar qe jetonte ne Amerike i cili u kontraktua nga kompania e Diverolit per te hequr municionet nga arkat e drunjta me vulat kineze per te bere nje paketim standard qe i mbron nga lageshtira e ndotja dhe qe siguron lehtesimin e transportimit ne terren. Por menjehere pas plasjes se ketij skandali Trebicka u gjet i vdekur ne nje fshat te Korces gjate nje dalje per gjah dhe ekspertiza e quajti kete nje vdekje aksidentale. Te gjitha keto ngjarje shkaktuan debate te shumta ne jeten publike te vendit ku akuza ndaj qeverise per ceshtje te kontratave te dyshimta u hodhen nga opozita dhe mediat.