E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD zgjedh nenkryetar Elvis Cefen

Nën drejtimin e Presidentit të ri Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi Elvis Cefën në postin e nënkryetarit të KLD-së.

Cefa, është anëtari më i ri i KLD-së, i dalë nga radhët e mazhorancës dhe do të jetë tashmë numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas shkarkimit të paraardhësit të tij Kreshnik Spahiu.
 
Kandidatura e tij u propozua nga Presidenti Nishani, ndërsa u pranua dhe mori mbështetjen e anëtarëve të tjerë. Ish-Presidenti Bamir Topi propozoi pas largimit të Spahiut emrin e Ilir Mustafajt, por për shkak të kundërshtimit të Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi dhe disa anëtarëve të tjerë të KLD-së, emri i tij nuk kaloi asnjëherë në votim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›