E Diel, 1 Nëntor 2026

KLIMË – Belgjika regjistron numër rekord vdekjesh gjatë valës së të nxehtit

BRUKSEL, 23. korrik /ATSH – DPAA/ – Belgjika regjistroi ditën e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve që nga fillimi i këtij shekulli gjatë valës së të nxehtit në muajin qershor, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga agjencia belge e statistikave, Statbel.

Gjithsej 650 persona humbën jetën më 27 qershor, ndërsa 640 persona vdiqën më 28 qershor.

Këto shifra janë tejkaluar vetëm gjatë pandemisë së COVID-19, kur më 10 prill 2022 u regjistruan 675 vdekje brenda një dite.

Mesatarisht, në Belgjikë regjistrohen rreth 300 vdekje në ditë, çka tregon se vala e të nxehtit e qershorit pati një ndikim të jashtëzakonshëm në rritjen e vdekshmërisë.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›