KLP: Pavarësia e prokurorisë, gur themeli për besimin e qytetarëve tek drejtësia

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar në lidhje me deklaratat në drejtim të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin”, njofton KLGJ.
KLGJ thekson më tej se “ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës”.
Këshilli “kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë”.
“Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, njofton KLGJ. /j.p/