E Hënë, 2 Nëntor 2026

KLP cakton datën: Më 11 dhjetor zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme (SPAK)

Numërimi mbrapsht për drejtuesin e ri të institucionit më të rëndësishëm të akuzës në Shqipëri ka filluar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka zyrtarizuar datën kur do të vendoset se kush do të marrë frenat e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kandidatët për kreun e ri të SPAK-ut janë prokurorët: Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj.

Agjenda e 11 dhjetorit

Sipas njoftimit zyrtar, procesi final do të zhvillohet ditën e enjte, më 11 Dhjetor 2025, duke nisur nga ora 09:00. KLP ka parashikuar një seancë maratonë e cila do të ndahet në dy faza vendimtare brenda së njëjtës ditë:

Intervistat

Kandidatët për postin e kreut të SPAK-ut do të dalin para anëtarëve të KLP-së për të shpalosur platformat e tyre dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve. Intervistat do të zhvillohen sipas rendit alfabetik të mbiemrave të kandidatëve.

Votimi

Menjëherë pas përfundimit të dëgjesave, Këshilli do të procedojë me votimin për zgjedhjen e Drejtuesit të ri. Kreu i ri i SPAK do të ketë një mandat 3-vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›