E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të largohej nga Shqipëria, pranga në Muriqan 33-vjeçarit nga Durrësi, ishte në kërkim për drogë

Tentativa për t’u arratisur jashtë vendit ka dështuar për një 33-vjeçar nga Durrësi, i cili është vënë në pranga në pikën kufitare të Muriqanit.

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrolleve të shtuara dhe bazuar në analizën e riskut për goditjen e paligjshmërive, kanë ndaluar në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë shtetasin me iniciale A. S.

Arsyeja e ndalimit

Pas verifikimit të dokumentacionit në sistem, rezultoi se 33-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim kombëtar. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas ndalimit në kufi, 33-vjeçari i është dorëzuar strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të cilat do të vijojnë me procedurat e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›