KLP voton 2 prokurorët e rinj të SPAK

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi sot emërimin në detyrë si prokurorë të rinj të SPAK të prokurorëve Anita Jella dhe Bledar Maksuti.
Jella dhe Maksuti kanë kaluar, jo vetëm filtrat e trefishtë të vetingut, por edhe vlerësimet e Komisionit të Posaçëm pranë SPAK që kontrolloi tre kandidatë të renditur më herët nga KLP si fitues për prokurorë të posaçëm.
Jella përpara se të merrte detyrën e prokurores së posaçme ka shërbyer si kryeprokurore në Durrës , kurse Maksuti si prokuror në Tiranë.
I treti, i cili nuk u klasifikua nga komisioni i posaçëm I përbërë nga Behar Dibra dhe Eneid Nakuçi, është prokurori që ishte shpallur fitues nga KLP, Ndini Tavani.
Gjatë ditës Tavani kërkoi pezullim të mbledhjes përmes një letre pasi e konsideroi të padrejtë vendimin e komisionit që e kishte ndaluar për t’u emëruar ndonëse ishte shpallur fitues.