E Diel, 1 Nëntor 2026

KLSH Legalizimi deshtoiu zhduken 365 mije euro

TIRANE- Procesi i legalizimit per te cilin prej kohesh nuk po vjen me asnje lajm duket se ka deshtuar. Kete konstatim e ben nje institucion i rendesishem si Kontrolli i Larte i Shtetit sipas te cilit nga kontrollet e ushtruar me 9 maj-15 shtator 2011 ne Drejtorine Qendrore te Agjencise se Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale ALUIZNI dhe ne drejtorite rajonale Tirane Durres dhe Fier per periudhen e aktivitetit nga 1 janari 2009 deri me 30 prill 2011 doli qe ne 270 mije aplikime per legalizim 240 mije prej tyre kane paguar tarifen e sherbimit. Por vetem nje shifer e paperfillshme prej 8.712 dosjesh jane derguar ne Drejtorine Qendrore te ALUIZNI-t per miratim leje legalizimi. Pra fjala eshte per nje realizim te procesit ne masen kater per qind. Madje edhe nga keto 7.039 dosje mund te konsiderohen perfundimisht te mbyllura ku qytetaret kane siguruar hipotekimin e pasurise se tyre ne perputhje me ligjin e legalizimit te ndertimeve pa leje.

Kjo tregon per nje nivel jashtezakonisht te ulet performance nga drejtuesit dhe punonjesit e Drejtorise Qendrore dhe drejtorive rajonale te ketij institucioni.
KLSH ka planifikuar qe pas perfundimit te kontrollit qe po ushtrohet ne drejtorine rajonale te ALUIZNI-t Qarku Vlore te ushtroje nje kontroll tjeter ne Drejtorine Qendrore te ALUIZNI-t duke u fokusuar ne disa fenomene qe kane nevoje per verifikime me te thelluara dhe me te gjera.

KLSH thekson se perqendrimi i nje sere kompetencash te vendimmarrjes ne Drejtorine Qendrore te ALUIZNI-t ka prodhuar jo vetem mosshfrytezim efektiv te burimeve por edhe mjaft shkelje e parregullsi ne zbatimin e ligjit qe duhet te ndryshoje. Kontrolli ka rekomanduar shperblim te demit te shkaktuar ne vleren 42.757.000 leke ose 364.733 euro. Masat disiplinore te rekomanduara jane gjithsej 40 nga te cilat per Drejtorine Qendrore 15 largime nga detyra dhe 10 verejtje me paralajmerim per largim nga detyra per drejtorine rajonale Durres 4 largime nga detyra dhe 1 verejtje me paralajmerim dhe per drejtorine rajonale Tirane 6 largime nga detyra dhe 3 verejtje me paralajmerim. Masat organizative gjithsej jane 71 nga te cilat per Drejtorine Qendrore 27 drejtorite rajonale Durres 16 Tirane 17 dhe Fier 11. Per 14 punonjes eshte bere kallzim penal prane Prokurorise se pergjithshme per shperdorim detyre.
Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›