E Diel, 1 Nëntor 2026

Paneta telefonon ImaminSHBA ofron ndihmen e saj

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta ka zhvilluar nje bisede telefonike me ministrin e mbrojtjes Arben Imami mbi vrasjen e kapitenit Feti Vogli ne Afganistan. Paneta ka shprehur ngushellimet e tij me te ndjera mbi humbjen e kapitenit Vogli ne krye te detyres dhe ka shprehur gjithashtu gatishmerine e SHBA per cdo ndihme te nevojshme.

Gatishmeria e trupave tuaja per te luftuar deri ne sakrificen e fundit eshte per tu vleresuar thelle. SHBA dhe populli amerikan vlereson shume mbeshtetjen e panderprere te qeverise dhe popullit shqiptar. tha Panetta.

Ndersa Imami falenderoi Sekretarin e Mbrojtjes se SHBA per mbeshtetjen e vazhdueshme qe qeveria amerikane ka dhene per Shqiperine

Jemi krenar qe ushtaret tane dhe amerikane luftuan se bashku me kuraje dhe profesionalizem te larte u shpreh Imami. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›