E Diel, 1 Nëntor 2026

KLSH marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës

Kontrolli i Lartë të Shtetit nënshkroi sot në ambjentet e këtij institucioni marrëveshjen e bashkëpunimit me SHKÇAK-në.

Ne zbatim te kësaj Marrëveshje, KLSH do te angazhohet ne realizimin e aktiviteteve të ndryshme me SHKÇAK, të tilla si trajnime, takime konsultative, tryeza të rrumbullakëta, ëorkshop-e, seminare etj, aktivitete këto që synojnë rritjen e cilësisë së punës së stafit të KLSH dhe pjesëmarrjen e SHKÇAK nëpërmjet ekspertizës së kualifikuar në trajnimet e ndryshme për auditimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë.

Drejtorja Ekzekutive e SHKÇAK, zj. Ardiana Bunjaku vlerësoi kete bashkëpunim, i cili do te luaje nje rol te rendesishem jo vetem për certifikim e Audituesve te KLSH në kuadër të programit për çertifikimin në Sektorin Publik, por edhe per vet zhvillimet cilesore e profesionale ne SHKÇAK.

Zonja Bunjaku theksoi faktin qe kjo Marrëveshje e këtij lloji, e lidhur sot me KLSH, është e para qe lidhet jashtë Republikës se Kosovës. Ky bashkëpunim do te shtrihet edhe ne vendet e tjera te rajonit me qellim rritjen e kontributit te ketyre institucioneve ne drejtim te transparencës dhe llogaridhënies ne Sektorin Publik.

Kryetari i KLSH-se, z. Bujar Leskaj theksoi gjate takimit se per KLSH eshte e rendesishme qe vazhdon te konsolidoje linjat e strategjise se tij te zhvillimitt per periudhen 2013-2017, në perputhje me katër objektivat themelore të Strategjisë së Zhvillimit 2011-2017 të EUROSAI :

1. ngritja e kapaciteteve;
2. standardet profesionale,;
3. shkembimi i njohurive e pervojes profesionale; dhe
4. menaxhimi ne perputhje me parimet e qeverisjes se mire dhe efektive te komunikimit

Nepermjet realizimit te kesaj marreveshje-vijoi z.Leskaj- jemi ne permbushje te detyrave per ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e standardave profesionale ne auditim, nepermjet trajnimeve, ëorkshopeve dhe akticviteteve te tjera te perbashketa.

Nenshkrimi i kesaj Marreveshje do ta ndihmoje KLSH te kaloje ne nje process te ri, ate te vleresimit dhe certifikimit te Audituesve, e cila do te vijoje pas miratimit te ndryshimeve ne Ligjin Nr.8270 datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, i cili eshte depozituar ne Kuvendin e Shqiperise ne fund te nentorit te vitit 2012.

Kjo marreveshje eshte deshmi konkrete e pervijimit te bashkepunimit te KLSH me institucionet e Kosoves, ku vlen te permendet bashkepunimi shume pozitiv me Zyren e Auditorit te Pergjithshem te Kosoves.

KLSH vlereson shume bashkepunimin me Shoqatat e Profesionisteve dhe kjo marreveshje me SHKÇAK vjen pas nenshkrimit te marreveshjeve te bashkepunimit vitin e shkuar me institucione homologe ne Shqiperi si me Insitutin e Eksperteve Kontabel te Autorizuar (IEKA) dhe Keshillin Kombetar te Kontabilitetit (KKK).

Ne kete takim moren pjese edhe Prof.As.Dr.Hysen Cela, Kryetari IEKA dhe Prof.Dr. Jorgji Bollano, Kryetar i KKK.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›