E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Edi Rama ti kërkojë falje Kosovës, nderoi serbin Bregoviç

Partia Demokratike reagoi për vizitën e Ramës në Prishtinë. Deputeti Gerti Bogdani tha se Rama bëri mirë që zgjodhi Kosovën, por harroi tu kërkonte falje kosovarëve për nderimin që i bëri vite më parë serbit Goran Bregoviç.

Partia Demokratike i kujton kryeministrit të dekretuar Edi Rama, se sot është në vendin e duhur, pavarësisht se shumë vonë, për të kërkuar ndjesë për aktin e tij publik dhe politik, kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Përpara se të flasë për projektet me Kosovën dhe traktatin e miqësisë me të, një shpikje e çuditshme e z. Rama kjo, ai duhet të kërkojë falje për nderimin, që i ka bërë Goran Bregoviçit, një muzikant i njohur për vokacionin e tij antishqiptar, shprehet Bogdani.

Bogdani theksoi se vizioni i Kryeministrit Rama ka ndryshuar, por e kaluara jo e largët është aty dhe dëshmon të kundërtën, deri në momentin që vetë Rama të distancohet.

Nga mosnjohja, nga padija, apo nga bindjet e tij të mëparshme, z. Rama ka ngritur në piedestalin e kryeqytetit, kur ishte kryetar bashkie, muzikantin e preferuar të çetnikëve, që u këndonte spastrimeve etnike dhe genocidit në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë. Ai thotë se vizioni i tij ka ndryshuar, por e kaluara jo e largët është aty dhe dëshmon të kundërtën, deri në momentin që vetë Rama të distancohet, përfundon deklarata e Bogdanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›