KMDLNJ denon vrasjen e Shefko Sallkovic

Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut denoi sot krimin e ndodhur dje me 8 dhjetor ku ne nje prite te organizuar ne fshatin Postenje te Leposavicit eshte vrare Shefko Sallkovic dhe eshte plagosur rende Edin Islamovic.
Sipas KMDLNJ kjo vrasje eshte nje sulm qe ka per qellim perhapjen e frikes per te gjithe ata qe tentojne te behen pjese e procesit te integrimit te veriut ne Institucionet e Kosoves. Ky rast tregon se sa serioze eshte situate e sigurise ne ate pjese te Kosoves dhe sa eshte e rrezikuar jeta e qytetareve atje nga strukturat kriminale. Ky rast ka ndodhur pikerisht ne diten kur strukturat paralele serbe kane filluar fushaten kunder marrjes pjese te serbeve ne zgjedhjet e Kosoves - ve ne dukje KMDLNJ
Organizata thote se kerkon nga organet pergjegjese qe te ndermarrin masat e nevojshme per identifikimin e autoreve te krimit dhe venien e tyre para drejtesise.
KMDLNJ kerkon me ngulm qe institucionet e Kosoves te zbardhin rastin e vrasjes dhe plagosjes ne te njejten kohe se bashku me EULEX dhe KFOR duhet te marrin masa per te mbrojtur jetet e qytetareve te kesaj pjese te Kosoves
Moszbardhja e ketij rasti dhe rasteve te tjera eshte nje sinjal i keq per sigurine dhe rendin ne Kosove. Krimet e pandricuara ne pjesen veriore kane krijuar nje oaz per kriminelet dhe strukturat kriminale atje.