KMDLNj Kosoves i kanoset kriza sociale

Foto ilustruese
Prishtine 15 shkurt 2011 NOA- Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut ne Prishtine eshte shume i shqetesuar per ngritjen e vazhdueshme te cmimeve te artikujve kryesore per jetese.
Viti 2011 ka filluar me nje varg ngritjesh te cmimeve te artikujve ushqimore dhe te sherbimeve publike. Nje tendence e tille ku jo vetem shtrenjtimet aktuale por edhe paralajmerimet per ngritjen e metutjeshme te cmimeve pashmangshem do ta thellojne krizen sociale ne Kosove e cila edhe ashtu eshte shume e rende.
Per furrtaret nuk mjaftoi ngritja e fundit e cmimit te bukes por ata kane kerkuar edhe nje ngritje te re te cmimit te bukes. Kjo ngritje eshte edhe me e paarsyeshme aq me pare kur kemi parasysh faktin qe buka qe ofrohet nuk ka peshen me te cilet ajo shitet. Per kete edhe me heret KMDLNj ka kerkuar nga inspektorati kompetent qe te ndermerr masa per te mbrojtur konsumatorin. Ne baze te nje hulumtimi te KMDLNj ku per moster jane marre buket e blera ne 15 furra te qytetit del se asnjera furre nuk e shet buken me peshen e parapare dhe dallimi midis peshes shkon deri ne 100 gram ne dem te konsumatorit.
KMDLNj terheq verejtjen edhe njehere per papergjegjesine e Korporates Elektroenergjetike te Kosoves Megjithese KMDLNj ka reaguar edhe me pare per fenomenin e shkycjeve kolektive e cila publikisht nuk po pranohet nga zyrtaret e KEK megjithate KEK po e perdore kete denim kolektiv per rritjen e shkalles se inkasimit . Me gjithe ketu KMDLNj vazhdon te merr ankesa nga qytetare te cilen ankohen per shkycje kolektive qe i bene KEK e qe paraqet shkelje te drejtave te njeriut. Aq me pare qe KEK ka mundesi teknike ti shkyc konsumatoret e pandergjegjshem ne menyre individuale ne rast se ata nuk i shlyejne borxhet.
Kohe me pare KMDLNj kishte paralajmeruar se KEK ka kerkuar ngritjen e cmimit tarifave te rrymes. Kompania ne fjale permes zyrtarit per informim kishte mohuar nje gje te tille. Kjo nuk zgjati shume dhe tani edhe publikisht KEK ka pranuar se ka kerkuar nje ngritje prej 7 te cmimit te tarifave te rrymes qe do te jete ngarkese shtese per buxhetin e lodhur te shumices se familjeve kosovare. Qytetaret e Kosoves jane te vetmit ne rajon dhe me gjere qe per energjine e shpenzuar paguajne dy here duke paguar taksa per Buxhetin e Kosoves i cili e subvencionon KEK-un dhe duke i paguar faturat per energjine e shpenzuar. Konsumatoret e energjise elektrike ankohen se muajt e fundit i kane marre faturat e fryra.
Ngritja e cmimeve te artikujve kryesore per jetese mungesa e rrymes dhe e ngrohjes jane faktore qe direkt ndikojne ne kualitetin e jetes se qytetareve te Kosoves. Per qytetarin gjendja e tille eshte e padurueshme ne aspektin ekonomik social shendetesor dhe psikologjik.
Nje gjendje e tille kur institucionet kompanite dhe mekanizmat pergjegjes nuk marrin pergjegjesi shume lehte munde te coje ne shperthim aktiv te nje krize sociale. Qytetaret e Kosoves ne keto momente jane te pambrojtur ne menyre institucionale nga kjo stuhi e ngritjes se cmimeve dhe renies se kualitetit te jetes.
KMDLNj edhe njehere u bene thirrje publike institucioneve qe te marrin masa per te mbrojtur qytetarin nga ky degradim dhe mjerim social.
Per KMDLNj nuk ka dhe nuk duhet te kete prioritete tjera per institucionet e Kosoves se sa kualiteti i jetes se qytetarit dhe mireqenia sociale.
KMDLNj i fton te gjithe ata qe kane borxhe te pashlyera ndaj KEK Ujesjellesit Rajonal te Prishtines dhe nivel vendi ti kryejne obligimet ne menyre qe te permiresohet furnizimi dhe te ruhet niveli i cmimeve. Nderkaq sa i perket shlyerjes se borxheve ndaj Termokos-it KMDLNj mendon se kjo duhet te behet ne perputhje me sherbimet e ofruara apo cilesise se ngrohje se ofruar. KMDLNj ka mirekuptim ndaj kategorive ne asistence sociale andaj kerkon intervenim e Qeverise ne menyre qe kjo kategori te lirohet nga pagesa pavaresisht perkatesise etnike. KMDLNj kundershton statusin e konsumatorit te privilegjuar sic eshte rasti me Feronikelin andaj kerkon te nderpriten keto marreveshje diskriminuese me te cilat demtohet Buxheti i Kosoves dhe konsumatoret
NOA
Lajme te ngjashmeApel ndaj politikes shqiptare Po demtohen interesat e kombit SHBA Ruhuni nga lotarite qe ju premtojne Ameriken Kosove konfiskohen 28 tone mish me prejardhje te dyshimteQeveria e re PDK Krasniqi President Thaci KryeministerDioguardi Borxhi i madh i SHBA cfare nevojitet Lidhjebuka cmimet e artikujve KEK KMDLNJ Kosove marreveshje diskriminuese shtrenjtimet