E Shtunë, 31 Tetor 2026

itaku ne Nju Jork per mbledhjen e OKB merr mbeshtetje te gjere

Ministrja e Puneve te Jashtme e Republikes se Kosoves Vlora itaku ushtruese detyre

Nju Jork 15 shkurt 2011 NOA 8211 Ministrja e Puneve te Jashtme e Republikes se Kosoves Vlora itaku ushtruese detyre po qendron ne Nju Jork ku neser do te marre pjese ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit per te diskutuar gjendjen ne Kosove.

Gjate qendrimit Ministrja ka shfrytezuar rastin te takohet me Ambasadore te shteteve te Amerikes Latine Afrikes dhe te Lindjes se Mesme ku eshte kerkuar njohja e Republikes se Kosoves.

Ne keto takime Znjsh. itaku ka theksuar zhvillimet institucionale dhe demokratike ne Kosove te cilat ne menyre te vecante u theksuan gjate zgjedhjeve te fundit ne nje proces i cili tregoi maturine e zhvillimit te nje sistemi demokratik ne shoqerine kosovare.

Ambasadoret i kane dhene mbeshtetje Ministres itaku duke premtuar se akti i njohjes eshte ceshtje kohe dhe e procedurave burokratike te vendeve perkatese.

Ne te njejten kohe Ambasadoret i kane dhene mbeshtetje Ministres gjate prezantimeve te Republikes se Kosoves ne OKB.

Nder te tjerash Ministrja itaku sot ka pasur nje mengjes pune me Ambasadoren Amerikane ne OKB Rosemarie Di Carlo ku eshte diskutuar per proceset neper te cilat po kalon Kosova dhe per perspektivat e se ardhmes sic eshte konsolidimi i institucioneve te Kosoves pas zgjedhjeve procesi i dialogut me Serbine raporti i Kosoves me OKB-ne etj.
Ministrja ka ve ne pah mbajtjen e zgjedhjeve dhe pjesemarrjen e kenaqshme te minoriteteve ne vecanti atij Serb si rezultati i se ciles minoritetet tani do te kene 25 vende ne Kuvendin e ri te Kosoves.

Ishte mendim i perbashket i ketij takimi qe Kosova po kalon ne nje proces shume te rendesishem te zhvillimit demokratik te saj dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosoves eshte i padiskutueshem. Dialogu me Serbine duhet te zhvillohet ne ceshtje teknike.

Ministrja itaku gjate qendrimit ne Nju Jork do te takohet edhe me Ambasadore te shteteve te Quint-it te akredituar ne OKB ku do te diskutohet perkrahja e metutjeshme Kosoves ne OKB dhe reprezentimi i drejte i ceshtjes se Kosoves prane kesaj organizate te rendesishme.

a.b/NOA

Lajme te ngjashmeNe Nju Jork neser takimi per kontestin e emrit te MaqedoniseKur do te nise dialogu Prishtine-BeogradNdalohet duhani ne parqe dhe plazheProtesta para OKB kunder Martit LidhjeMinistrja e Puneve te Jashtme e Republikes se Kosoves Nju Jork OKB Rosemarie Di Carlo Vlora itaku

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›