E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMSH - Simpozium Medreseja ne mijevjecarin e ri

Ne te kane marre pjese perfaqesues te shtetit perfaqesues te besimeve fetare drejtues institucionesh kulturore e arsimore shume myftinj nga e gjithe Shqiperia perfaqesues nga Bashkesia Islame e Kosoves si dhe nje numer i madh personalitetesh te shquara.

Ne fjalen e tij kryetari i KMSH-se H. Selim Muca shprehu vleresimet me te larta per kete veprimtari duke e cilesuar si homazh per ato figura te cilat me punen dhe kontributin e tyre te cmuar i bene nder fese dhe kombit. Sipas tij organizimi i ketij aktiviteti eshte ne te njejten kohe vleresim edhe per ata intelektuale qe e vazhduan rrugen e tyre deri ne ditet e sotme.

Te pranishmit i ka pershendetur edhe zv/ministri i Arsimit dhe i Shkences Halit Shamata i cili vleresoi rolin e ketij institucioni arsimor nder vite duke theksuar se ai ishte i pari institucion arsimor fetar dhe njeheresh edhe gjimnazi i pare klasik ne historine e arsimit shqiptar.

Nder te tjera z. Shamata eshte shprehur teper entuziast me arritjet e medreseve sot teksa i ka cilesuar ato nder institucionet me serioze sa i perket arsimit jopublik ne vendin tone.

Nderkaq drejtori i Medresese se Tiranes Hiqmet Patozi ka bere nje panorame retrospektive te medresese duke sjelle ne vemendjen e te pranishmeve fakte e detaje teper te vlefshme.

Per te folur per situaten e sotme te medreseve te vendit fjala iu dha z. Altin Shima drejtor i Arsimit ne Komunitetit Mysliman.

Medresete jane te shperndara neper qytete te ndryshme te Shqiperise. Duke pasur parasysh qe nje numer i madh myslimanesh kane deshire qe femijet e tyre te edukohen neper keto shkolla si dhe numrin e kufizuar te medreseve ne rang republike keto institucione kane nje domosdoshmeri tashme perzgjedhjen e nxenesve me ane te nje testimi pranimi nga ku nxenesit pyeten dhe vleresohen per dijet qe kane marre prej shkollave nga ata vijne. kete zgjedhje per femijet e tyre myslimanet e bejne edhe per vete faktin se medresete tashme jane institucione arsimore qe ofrojne arsim cilesor e kushte moderne. Ne si Komunitet Mysliman po punojme dhe do te punojme qe te cojme me tej kete mision ne menyre qe te permiresojme numrin e institucioneve te kesaj tradite theksoi drejtori i Arsimit ne KMSH Altin Shima.

Te ftuarit jane shperblyer me nje buqete poezish te recituara nga nxeneset e Medresese se Tiranes te cilat kane ngjallur emocion dhe krijuar nje atmosfere te ngrohte tek te pranishmit.

2010-10-15 1005

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›