E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalabri-Shqiperi dhe pranvera italiane

14/10/2010Dy popuj nje det nje miqesi

Historia dhe evoluimi i marredhenies midis Shqiperise dhe Italise eshte konferenca qe do te zhvillohet sot ne Shkoder Biblioteka e Universitetit Luigj Gurakuqi ne vijim te pranveres italiane. Cikli i aktiviteteve Dy popuj nje det nje miqesi-Kalabria-Shqiperia parashikon nje sere aktivitetesh qe do te vijojne deri me 18 tetor ne Tirane dhe Shkoder.

Keshtu mesditen e neserme ne Tirane Galeria Kombetare e Arteve do te celet ekspozita e piktures e piktorit Leonardo DAmico ndersa pasdite ne Rezidencen e Ambasades Italiane do te prezantohen produkte te kulinarise te zones se Kalabrise.

Kalabria ne muzike eshte koncerti i programuar per mbremjen e 16 tetorit.

Nje dite me pas ne 17 tetor ne ambientet e Qendres Tregtare Univers do te prezantohen produkte te kulinarise arbereshe.

Ndersa me 18 tetor do te mbahet konferenca Shqiperia ne Komunitetin Europian roli i Italise dhe Kalabrise ne kete rruge

Shqiperia ne Festivalin Nderkombetar te Femijeve

Ne datat 1-5 tetor 2010 u zhvillua ne Beograd Serbi Festivali i 41-te Nderkombetar i Femijeve Joy of Europe 2010. Ne kete festival i cili eshte bere tradite tashme ne qytetin e Beogradit dhe starton qe me 1969 moren pjese 20 shtete nga Evropa mes te cileve edhe Shqiperia me Qendren Kombetare Kulturore per Femije Tirane. Rrethi i baletit i Qendres Kombetare Kulturore per Femije u prezantua me 12 kercimtare dhe me pjese te zgjedhura nga performanca Hirushja balet i stilit dance-theatre. Me 1 tetor te gjithe grupet pjesemarrese parakaluan ne bulevardin kryesor te qytetit te Beogradit shoqeruar nga banda e qytetit. Ne daten 2 tetor ne Qendren Kulturore te Femijeve te Beogradit te gjithe grupet pjesemarrese performuan perpara nje publiku te gjere me 10 minuta program te perzgjedhur. Me 3 tetor u organizua nje tur ne vendet me te bukura dhe karakteristike te qytetit te Beogradit me te gjithe femijet e grupeve pjesemarrese. Ne daten 4 tetor u organizua mbremja Gala e cila u transmetua drejtperdrejte nga Televizioni Kombetar RTS 1 Radio Televizioni Serb nje mbremje Gala kushtuar femijeve. Te gjithe grupet pjesemarrese performuan nga nje pjese te zgjedhur baleti 3 min. Pjesa me e madhe e tyre performuan ne stilin modern bashkekohor ku dhe Shqiperia u perfaqesua denjesisht. Me 5 tetor u organizua nje mbremje festive me te gjithe femijet pjesemarres. Qellimi i ketij festivali ishte nje takim miqesie ku te gjithe femijet pjesemarres shkembyen eksperienca dhe miqesi me njeri-tjetrin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›