E Diel, 1 Nëntor 2026

KOKSH, pezullohen zgjedhjet

Nje nga kandidatet per kreun e KOKSH, Esat Ademi, ka prishur procesin zgjedhor per postin e presidentit dhe si pasoje asambleja e 14 zgjedhore për organet drejtuese të ketij organizmi eshte shtyre pa afat. (UPDATE)

Asambleja ka nisur me tension qe ne fillim, pasi trajneri i boksit të Vllaznisë tentoi te hyje me force por nuk është lejuar nga rojet e sigurise.

Pas fillimit të Asamblesë, situata është tensionuar edhe me shume kur në sallë është futur edhe mundesi Elis Guri ka kërkuar që në votime të futen sportistët olimpistë, që në këtë asamble përfaqësoheshin nga Lindita Kodra dhe Gerti Trasha.

Pas qetësimit të situatës, ku here pas here është dashur edhe ndërhyrja e rojeve, i është dhënë fjala dy kandidatëve për presidentin e Komitetit Olimpik Kombtar Shqiptar, Esat Ademit dhe Fidel Ylli.

"Ne duhet te tregohemi civile dhe qytetare. Sporti nuk ka vetem idene e votimit, por percjell mesazhe paqeje", u shpreh Ylli.

Ndersa Ademi u shpreh se duhet te respektohet demokracia, ligji dhe statuti dhe se sportistet olimpike duhet te jene ne votim.

Para fillimit te votimeve eshte serish Elis Guri qe ka vazhduar revoltën e tij dhe këtë herë me reagime me agresive të cilat sollën dhe nxjerrjen e tij nga salla.

Procesi i votimit që kishte shkuar normalisht pothuasje deri në gjysmën e saj është prishur kur vetë kandidati Esat Ademi ka ndërhyrë me forcë duke grisur procesverbalet.

Degradimi i situatës ka sjellë në fillim pezullimin për një orë të votimeve dhe më pas është marrë vendimi për të pezulluar për një afat të pacaktuar zgjedhjet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

"Komisioni i shqyrtimit te votave duke pare gjendjen e zgjedhjeve vendosi anulimin e procesit", u shpreh kryetari i Komisionit te Votimit, Myftar Thana.

Nderkohe kandidati per postin e presidentit te KOKSH, Esat Ademi ka deklaruar se nuk do te terhiqet nga kjo gare edhe pas kesaj situate.

"Nuk do te terhiqem asnjehere nga rregulli, demokracia dhe ligji", u shpreh Ademi.

Kjo eshte hera e pare qe nje proces votimi ne sportin shqiptar degjeneroi me akte të tilla dhune brutale që nuk kane asnje lidhje me sportin. Pak dite me pare, kandidati tjeter Fidel Ylli paralajmeroi në nje interviste në Top Channel politika dhe vecanërisht qeveria kerkon te kete ndikimin e saj Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Ndërkohë kandidati tjetër Esat Ademi megjithëse jo zyrtarisht gëzonte mbështjen e strukturave qeveritare dhe të Ministrisë së Sporteve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›