Anulohen zgjedhjet për kreun e KOKSH-it
Anulohen zgjedhjet për kreun e KOKSH-it. Komisioni i Votimit vendosi që të anulojë zgjedhjet për presidentin e ri të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.Zgjedhjet do të zhvillohen në një afat të pacaktuar pas prishjes së votimit të sotëm, ku u shkatërrua një kuti votimi.Kandidati për postin e presidentit të KOKSH, Esat Ademi kërkoi ndërprerjen e votimit dhe marrjen pjesë në proces të sportistëve olimpikë. Për vendin e kreut të KOKSH-it ,që mbahet aktualisht nga Hysen Domi, konkurronin Esat Ademi dhe Fidel Ylli.