KOMENT – Kjo Kanë i ka të gjitha këtë vit: legjendat e gjalla, yjet, protestat dhe arratisjet

KANË, 15 maj /ATSH/ – Aktorja Meryl Streep ishte e ftuara e nderit në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë, i cili këtë vit u zhvillua në sfondin e arratisjes së guximshme të një regjisori nga Irani dhe presionit mbi industrinë franceze të filmit, shkruan ”Le Monde”.
Streep është në mesin e një morie të famshëm të Hollivudit që mbushën Rivierën Franceze për festivalin që zgjat deri më 25 maj, duke përfshirë regjisorët legjendarë George Lucas dhe Francis Ford Coppola.
”Jam shumë mirënjohëse që nuk jeni jeni mërzitur akoma me fytyrën time”, tha me shaka Streep, 74 vjeçe, para audiencës teksa pranoi Palmën e Artë të Nderit nga aktorja franceze Juliette Binoche.
Një numër i madh yjesh filloi të dilte në tapetin e kuq të Kanës, me filmin hapës ”The Second Act”, një komedi franceze me Lea Seydoux, Vincent Lindon, Louis Garrel dhe Raphaël Quenard.
”Megalopolis”, epika 10-vjeçare e Coppola-s, një sagë e frymëzuar nga Roma antike, e vendosur në një qytet modern dhe të korruptuar, është më i prituri nga 22 nominimet për çmimin e parë të Palmës së Artë, përpara një jurie të drejtuar nga regjisorja e ”Barbie”-t, Greta Gerwig.
Filma të tjerë përfshijnë fituesen e fundit të Oscarit, Emma Stone duke u ribashkuar me Yorgos Lanthimos për ”Kinds of Kindness”, Demi Moore duke u përpjekur në ”The Substance” dhe Richard Gere në ”Oh, Canada” të Paul Schrader.
Jashtë garës për Palmën e Artë, janë George Miller, Mad Max, ndërsa Kevin Costner i rikthehet zhanrit perëndimor me ”Horizon”.
Seksizmi sistemik
Binoche ia dorëzoi çmimin Streep-it me një fjalim emocionues duke i thënë se ajo kishte “ndryshuar mënyrën se si i shikojmë gratë”.
Streep ka qenë vetëm një herë në Kanë më parë në vitin 1989, kur ajo fitoi për aktoren më të mirë për “A Cry in the Dark”.
“Tridhjetë e pesë vjet më parë kur isha këtu herën e fundit, tashmë isha nënë e tre fëmijëve, isha gati të mbushja 40 vjeçe dhe mendova se karriera ime kishte mbaruar. Dhe kjo nuk ishte një pritje joreale për aktoret në atë kohë”, tha ajo.
Me industrinë e filmit të Francës në mes të një llogarie të ripërtërirë #MeToo, Binoche ishte mes 100 yjeve që kërkonin një ligj të ri gjithëpërfshirës për të goditur seksizmin “sistemik” dhe dhunën me bazë gjinore, në një letër të hapur të martën.
Prezantuesja e ceremonisë së hapjes, Camille Cottin, ylli i serialit hit ”Call My Agent!” dhe një feministe e hapur, gjithashtu mori fjalë për “djaloshin më të keq më të madh të të gjitha kohërave: patriarkalizmin”.
”Takimet e punës në orët e vona të natës në dhomat e hoteleve të zotërinjve të plotfuqishëm nuk janë më pjesë e vorbullës së Kanës”, tha ajo.
Gerwig më herët u tha gazetarëve se ishte optimiste për përparimin e bërë nga gratë në kinema.
”Nuk është një destinacion që e arrijmë të gjithë së bashku, është diçka që do të vazhdojmë të diskutojmë dhe të kuptojmë se si duam të jetë industria dhe kinemaja jonë”, tha ajo.
Shqetësime të tjera po qarkullojnë gjithashtu rreth Kanës së këtij viti. Punonjësit e festivalit, të ngopur me kontratat afatshkurtra që i lënë të pakualifikuar për përfitimet e papunësisë ndërmjet festivaleve, kanë kërcënuar me grevë.
Gjatë ceremonisë së hapjes të së martës, dy grupe të vogla punëtorësh të festivalit protestuan.
Ikja nga Irani
Me hapjen e festivalit, regjisori iranian Mohammad Rasoulof njoftoi se ishte arratisur në fshehtësi nga vendi i tij, vetëm disa ditë pasi u dënua me tetë vjet burg për shkelje të sigurisë.
Rasoulof kishte qenë nën presion nga autoritetet iraniane për të tërhequr filmin e tij.
Ai i kërkoi komunitetit botëror të filmit të mbështesë kolegët e tij në shtëpi.
“Mendimet e mia shkojnë tek secili prej tyre dhe kam frikë për sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, tha Rasoulof në një deklaratë.
Drejtori i Kanës Thierry Fremaux tha se festivali po punonte me Ministrinë e Jashtme franceze me shpresën se Rasoulof mund të marrë pjesë në premierën e tij javën e ardhshme./ /os/