KOMENT – NATO synon rritjen e shpenzimeve vjetore për mbrojtjen në të gjithë aleancën

UASHINGTON, 11 korrik /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e NATO-s të mbledhur në Uashington u takuan sot me krerët e Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë, Zelandës së Re dhe Ukrainës, në ditën e tretë dhe të fundit të një samiti që shënoi 75 vjetorin e aleancës.
Të martën dhe të mërkurën, udhëheqësit e NATO-s njoftuan mbështetje të mëtejshme ushtarake për përpjekjet e Ukrainës për të zmbrapsur pushtimin rus, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe një zotim për të shpenzuar 40 miliardë euro (43 miliardë dollarë) në vitin 2025.
Ata gjithashtu e shpallën rrugën e ardhshme të Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO “të pakthyeshme”.
Dita e fundit e samitit i kushtohet marrëdhënieve të jashtme. Fillimisht një takimi me katër partnerët Indo-Paqësor të Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së Re, e ndjekur nga Këshilli NATO-Ukrainë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se samiti kishte qenë “shumë i suksesshëm”.
Ai tha se fokusi i saj ishte rritja e pajisjeve të mbrojtjes të aleancës, rritja e fuqisë së NATO-s dhe gjithashtu rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe organizimi i një parandalimi i suksesshëm
SHBA-ja dhe Gjermania njoftuan të martën fillimisht do të dislokoheshin raketat me rreze të gjatë në Gjermani për të forcuar për përgjigjen e NATO-s ndaj sigurisë në Evropë.
“Ne e dimë se ka pasur një grumbullim të jashtëzakonshëm të armëve në Rusi, me pajisje që kërcënojnë territorin evropian”, tha sot Scholz në samitin e NATO-s, në Uashington.
Gjithashtu, ka patur diskutime të gjata për përgjigjen ndaj parandalimit konvencional, përveç ombrellës bërthamore të NATO-s.
Dislokimi i armëve me rreze të gjatë ishte përcaktuar një vit më parë në “Strategjinë e parë të Sigurisë Kombëtare të Gjermanisë”.
“Kjo është arsyeja pse vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshtatet në mënyrë të përkryer me këtë strategji, të cilën ne e kemi diskutuar publikisht për një kohë të gjatë”, tha Scholz.
NATO, duke qenë një aleancë euroatlantike, katër vendet Indo-Paqësore nuk janë anëtarë, por janë ftuar të diskutojnë interesat e përbashkëta të sigurisë në rajon.
Përpara samitit, Kina akuzoi NATO-n për nxitje të tensioneve në rajonin Azi-Paqësor, ku aleanca ka kultivuar partneritete me të katër vendet.
NATO ndërkohë publikoi dje një deklaratë duke i bërë thirrje Kinës të ndërpresë mbështetjen materiale dhe politike për përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë.
“Kina nuk mund të mundësojë luftën më të madhe në Evropë në historinë e fundit duke ndikuar negativisht në interesat dhe reputacionin e saj”, thuhet në deklaratë. //a.i/